
TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën për Kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku deri në orën 13:30. Pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi akuzoi prokurorin Arben Kraja se ai mashtroi gjatë seancës gjyqësore, ku hodhi poshtë pretendimet e ngritura se Meta u mor me forcë nga Policia. Ajo tha se gjyqi po bëhet në favor të kryeministrit Edi Rama dhe se Gjykata e Posaçme është ndërtuar nga një grup i strukturuar kriminal që i shërben qeverisë.
“Me qetësi, do t’iu sqaroj. Po ju shpjegoj me detaje se çfarë ndodhi. Sapo pashë 3 muskutieret e drejtësisë së Edi Ramës. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja kur tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale. Jeni dëshmitarë që Ilir Meta u rrëmbye nga një tufë banditësh. Kërkuam të njiheshim me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë na la vetëm 3 orë kohë. Për 3 orë duhet të shohim të gjitha provat. I kam kërkuar gjyqtarit dhe prokurorit, prokuroria dhe gjykata kanë shelur nenin 270 për nxjerrjen e sekretit hetimor. Kjo godina nuk është drejtësia e re, por departamenti me marrëdhëniet me publikun dhe propagandën dhe mashtrimet e Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorishme të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, ne sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Nuk ka shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar. Kanë bërë provokim të hapur për mua dhe familjen time. Na kanë futyr në një sallë, ku secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. Jemi të dyshuar. Ata për të larguar vëmendjen nga trafiku i drogës, nga krimi i strukturuar që ka kapur çdo gjë,m kërkjnë të bëjnë shoë mediatik dhe politik”, tha Kryemadhi. /ZËRI