
TIRANË- Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, duke lënë në qeli Ilir Metën dhe detyrim paraqitje Monika Kryemadhin, ku kjo e fundit duke folur për mediat u shpreh se ‘nuk do ta lërë me kaq’. Paralajmëroi se çështjen e saj do e çojë në Strasburg. Po ashtu, shtoi se drekë ishte shumë e revoltuar, dhe me një ton më të zbutur tha se çështjet e Metës dhe të saj nuk duhej të ishin bashkuar në një dosje, pasi kishin konflikt së bashku. Gjithashtu komentoi se në telefonin e saj që është sekuestruar nga SPAK ka edhe shumë biseda të tjera.
PJESË NGA PRONONCIMI:
A ishte seanca e sotme e qetë dhe normale?
Kryemadhi: Pse nuk e patë ju si ishte? Policët e Gys Agaasit, do t'ja sqarojmë edhe atij pa merak. Ju jap fjalën që nuk do të djeg më karrige.
Ju flisni për shpifje, në 167 faqe, a kishte kjo ndonjë konstatim të saktë?
Kryemadhi: Se di tani...mbase na lënë t'ju themi çfarë kemi thënë ne brenda.
A mund të na thoni nëse ka mesazhe me persona të tjerë që mund të kompromentohen në të ardhmen?
Kryemadhi: I thashë Genc Gjokutajt se je avokat jo serioz se duhet të kërkojë detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest me burg për mua. Ndoshta dhe në drekë ishim të revoltuar, se na vunë në një sallë kur e dinë që jemi në konflikt të hapur. Kjo ishte për të na provokuar. Nuk pranoj një mesazh të hapur para një muaji sikur është i para 3 muajve. Ka pyetur prokuroria Milena Hariton, Gjermenin, Edi Ramën për telefonin tim. Kam përshtypjen që e kanë thirrur Edi Ramën, i ka parë mesazhet bashkë, i janë kujtuar kohët e vjetra. I është kujtuar edhe që...se kështu është të zënë haqet... e kemi gënjyer atë herë Ilir Metën, unë dhe Edi Rama për të bërë Veliaj si kryetar bashkie. Mu thaftë goja dhe dora bashkë! Unë nuk lejoj një sistem drejtësie që të më bëj pis mua. Për telefonin do të shkoj në Strasburg. Do pres, edhe kur të vdes, i kam 3 trashgimtarë që do e ndjekim. Çështja është që kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. Nuk e di si do dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai apo operacionet e shoqërisë së Veliajt?
Do i dërgoni veshje dhe ushqim Metës?
Kryemadhi: Nuk pranon asgjë nga unë.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI