Aktualitet

"Territorialja" në Kuvend, Berisha: Do bëjmë gjithçka për të ndaluar miratimin, protesta pa simbole partiake

Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Berisha deklaroi se protesta e sotme do të jetë pa simbole partiake, duke theksuar se është protesta e qytetarëve.

zh.ll
"Territorialja" në Kuvend, Berisha: Do bëjmë
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar prapaskenat e protestës së paralajmëruar para Kuvendit, teksa brenda në seancë pritet të votohet projektligji i PS për 'Territorialen'. Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Berisha deklaroi se protesta e sotme do të jetë pa simbole partiake, duke theksuar se është protesta e qytetarëve.

Lideri i opozitës deklaroi po ashtu se nuk do të ketë 'rrjedhje votash' për projkeligjin e socialistëve, teksa theksoi se se do të bëjnë çdo përpjekje që mos të miratohet. 

"Opozita do të mbrojë deri në fund interesat e qytetarëve. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojë. Do t'u sqarojmë shqiptarëve se si shkelen interesat e tyre për karrigen e Ramës, se si Rama, para fundit të pushtetit, është i aftë të ndërmarrë çdo akt.

Asnjë votë, asnjë votë! Asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk e voton.

Ai i ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor. Po i nënshtron, sepse po bëhet një proces kafkian.

Protesta është e qytetarëve. Ne i kemi thirrur demokratët, por aty ka demokratë, socialistë. Është protestë rinore, qytetare. Janë protestues të të gjitha bashkive dhe do të mbetet në kuadrin e protestës qytetare, pa simbole partiake. Do të jetë protestë e njerëzve që shohin se po shkelen në mënyrë kriminale interesat e tyre.", tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB