
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta ndaj biznesmenes, Vilma Nushi, me të cilën po përballet ligjërisht edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një intervistë për "News24", Albana Vokshi pretendon se Nushi ka ushtruar presion ndaj saj, madje dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e saj. Megjithatë paralajmëroi se për biznesmenen do të ketë një kallëzim të ri penal, që do ta depozitojë në SPAK pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Albana Vokshi: Ka tentuar të më mbyllë gojën zonja Nishi, pas ofertave ose presioneve që më ka bërë. Ajo e të tjerë, e të tjerë. Më ka bërë oferta për të mbyllur gojën. Apo presionet që i ka bërë familjes sime, ka vënë gjithë shtetin në këmbë për të hapur hetime, e sigurisht që nuk ia ka dalë. Kjo, sepse ne jemi lindur në një familje të ndershme, jemi rritur nga prindër të ndershëm dhe vazhdojmë të jemi të tillë. Tani mendon që duke më dërguar në Gjykatën Speciale, do të mund të më bënte mua që të hesht. Por, përkundrazi, dhe ato gjëra që nuk kisha mundësi t’i them gjatë punimeve të Komisionit Hetimor, unë t’ja paraqisja gjykatës dhe jemi në mbyllje të një kallëzimi të ri për Edi Ramën, Ogerta Manastirliun, Vilma Nushin, Ilir Beqajn. Vilma Nushi ka bërë abuzim marramendës me krijimin e kompanive të tjera, me blerje shumë më të lirë në një kompani dhe shitje shumë herë më të shtrenjtë te kompani tjetër. Të gjitha po hartohen në një kallëzim të ri dhe do depozitohen kur të mbarojnë zgjedhjet.
-
-
-
Vilma Nushi padit në GJKKO deputeten Albana Vokshi për shpifje
30 Janar, 14:50
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të 'Check Up-it dhe Sterlizimit' është paditur për shpifje nga bizesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria e saj “3P Life Logistic”. Padia e depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale të shpifjes, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal. Padia është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Check-up-it”. Vokshi akuzoi se vlera e projektit të koncesionit për Check Up ishte 130 milionë euro, ndërsa pala paditëse e kundërshton këtë vlerë, duke thënë se vlera reale është 63 milionë euro për 10 vitet e projektit./ZËRI