Politikë

Liderët e BE-së në Tiranë/ PD nis protestën: Duam votat tona, janë vjedhur

Protesta po zhvillohet rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderëve evropiane.

F.I
Liderët e BE-së në Tiranë/ PD nis protestën: Duam votat
protesta

TIRANË-Pesë ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë, simpatizantë dhe mbështetës demokratë janë grumbulluar në bulevardin “Zogu i Parë”. Protesta po zhvillohet rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderëve evropiane. Tubimi ka si qëllim, sipas opozitës, votën e lirë.

Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: 'Poshtë diktatura', 'Duam votat tona'.

Gjithashtu një grup protestuesish bënë thirrje: E duam Shqipërinë me Sali Berishën.

“Janë vjedhur zgjedhjet. Unë kam sa të duash njerëz që donin të vinin me mua këtu sot dhe nuk kanë ardhur se thoshin, por të më shikojnë mua në protestë më vijnë te dyqani, më ndalojnë me makinë. Është turp ta diskutosh këtë, por ky ka kaluar në regjim”, tha një qytetar.

Policia nuk e ka lejuar zhvillimin e kësaj protestë brenda perimetrit të sigurisë së vendosur për mbarëvajtjen e Samitit, ndaj protesta po mbahet në kryqëzimin pranë Ministrisë së Drejtësisë. Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Eno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit 'Zogu i Parë'. Kjo protestë vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit teksa opozita akuzon qeverinë se ka manipuluar dhe vjedhur votat e shqiptarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB