Politikë

Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Bizneset do kontribuojnë me një sasi gjelbërimi

Rama ka bërë një njoftim të ri.

k.m.
Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Bizneset do kontribuojnë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në rrjetet sociale nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Por kësaj here ka një njoftim të ri. Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton sipas kritereve të programit të ri të "Rilindja Urbane 2.0" të gjitha bizneset do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi. Gjithmonë, në koordinim me qeverinë.

Edi Rama: Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt

Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

Poll

MOS HUMB