
TIRANË-Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të filluar procesi i numërimit të votave nga Greqia. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli vendimin për këtë çështje, duke u shprehur se nuk ishin gjetur parregullsi në votat e ardhura nga Greqai, ashtu si pretendonte PD dhe duheshin numëruar të gjitha. Numërimi i votave të Greqisë pritet të nisë nesër në mëngjes në orën 08:00.
"Asnjë kuti nuk është vlerësuar e parregullt. Ndaj për këtë arsye, komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Ky numërim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,'- u shpreh Celibashi.
Ndërkohë edhe Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e diasporës në Greqi, pas ankimimit të PS-së./ZËRI