Politikë

Zgjedhjet/ Bardhi lajmëron SPAK: Kryepolici i Fierit na pengon të bëjmë fushatë

Demokrati bën me dije se ka informuar menjëherë në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.

k.m.

Zgjedhjet/ Bardhi lajmëron SPAK: Kryepolici i Fierit na pengon të

FIER- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Bardhi ka denoncuar drejtorin e Policisë në Fier, Skënder Hitaj se ka inskenuar ngjarje apo penguar Partinë Demokratike në fushatë. Lidhur me denoncimin e tij, demokrati bën me dije se ka informuar menjëherë në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.

DENONCIMI I BARDHIT:

Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së qarkut Fier, më ngatërron mua me Belindën, kandidatët e PD me Ceno-t dhe Klevis-t e Belindës dhe strukturat e PD me administratën e arrogantëve të sjell nga Tirana të Belindës. Mbi çdo urdhër të paligjshëm që ke dhënë sot (6 Maj) në mbledhjen informale me vartësit e tu, për të inskenuar ngjarje apo penguar PD në fushatë, janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve. Ska drejtor apo polici politike që ndryshon fatin që qytetarët i kanë paracaktuar Belindës tënde dhe shefit të saj Edi Rama. Ti thjesht po përcakton fatin tënd! Udhë e mbarë dhe kujdes nesër andej nga Mallakastra!/ZËRI

Poll

MOS HUMB