Politikë

Zgjedhjet 2025/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, KQZ "mbyll" dërgesat në 6 qarqe

Aktualisht, procesi ka përfunduar në Gjirokastër, Korçë, Berat, Dibër, Shkodër dhe në qarkun e Lezhës.

k.m.
Zgjedhjet 2025/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, KQZ
Pamje nga shpërndarja

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore edhe në vend. Fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera janë shpërndarë plotësisht në 4 qarqe të vendit. Aktualisht, procesi ka përfunduar në Gjirokastër, Korçë, Berat, Dibër, Shkodër dhe në qarkun e Lezhës.

Në Korçë materialet janë shpërndarë në 422 qendra votimi, të cilat ndodhen në 7 KZAZ-të e qarkut, përfshirë dy në bashkinë Korçë dhe pesë të tjera të shpërndara në bashkitë e tjera të qarkut. Pas qarkut të Korçës, materialet zgjedhore janë shpërndarë edhe në qarkun e Beratit, dhe rrjedhimisht edhe në Bashkitë Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar.


Shpërndarja ka nisur pa problematika dhe po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku materialet janë të garantuara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e Policisë së Shtetit. Në të gjitha qendrat ku materialet janë shpërndarë, nga sot deri në ditën kur do të dërgohen për t'u numëruar, do të ruhen 24 orë nga efektivët e Policisë së Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB