Politikë

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, nis procesi i votimit, në garë vetëm Sali Berisha

Procesi i votimit ka nisur që nga ora 08:00 në të gjithë rrethet e vendit, ku demokratët do të kenë mundësinë të japin votën e tyre deri në orën 19:00.

zh.ll
Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, nis procesi i votimit,
foto ilustruese

TIRANË- Sot, demokratët do t'u drejtohen kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin që do të vendosë mbi konfirmimin e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike.

Procesi i votimit ka nisur që nga ora 08:00 në të gjithë rrethet e vendit, ku demokratët do të kenë mundësinë të japin votën e tyre deri në orën 18:00. Procesi do të jetë në 87 qendra votimi për 77 degët e Partisë Demokratike ku do të votohet këtë të shtunë.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë vit në garë është vetëm Sali Berisha, pasi Komisioni i Zgjedhjeve i PD-së ka përjashtuar të gjithë kandidatët e tjerë që kërkuan të sfidonin liderin e opozitës.

Ndryshe nga vitet e fundit, votat këtë herë do të numërohen në degë, dhe jo në selinë qendrore të PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm për kryetar. Procesi do të zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”. Në të gjitha degët e partisë do të ngrihen qendra votimi, të cilat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00, ndërsa në degët më të mëdha do të ketë më shumë se një qendër votimi. Për garën e PD, u përjashtuan kandidatët Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Vladimir Mulaj e Mereme Sela. /ZËRI

Poll

MOS HUMB