Politikë

Zjarret në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët

Ajazi tha se “situata paraqitet alarmante dhe emergjente”, por evidentoi se në disa raste e kanë pasur të vështirë të bindnin qytetarët që të linin shtëpitë e tyre.

k.m.
Zjarret në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Kemi përdorur edhe forcën
Besion Ajazi

GRAMSH- Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi i bëri apel sot banorëve të fshatrave Nartë dhe Skënderbegas që të largohen. Kjo për të shpëtuar jetën nga banesat e rrezikuara nga flakët. Në një prononcim për mediet, Ajazi tha se “situata paraqitet alarmante dhe emergjente”, por evidentoi se në disa raste e kanë pasur të vështirë të bindnin qytetarët që të linin shtëpitë e tyre.

"Situata paraqitet shumë alarmante dhe emergjente, zjarri është shtrirë edhe në fshatrat e tjerë. Po i afrohet edhe Nartës. Ka djegur dhe ka shkatërruar gjithçka. Po përpiqemi që të shpëtojmë banesat. Kemi evakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit kur u shfaq edhe rreziku i parë. Po punohet me kapacitet të plotë në të gjitha drejtimet. Thirrja ime është për banorët: Të ruajnë gjakftohtësinë, pa panik! Të gjithë janë këtu për t'i ndihmuar ata. Çfarë është bërë, është bërë! Çfarë është djegur, është djegur! Të shpëtojmë sa më shumë që të mundemi. Të kenë besim tek këta djem dhe burra që po punojnë me vetëmohim. Janë larguar duke përdorur forcë, keq më vjen ta them. Apeli është që të largohet edhe banori i fundit. Tani shpresojmë t'ja dalim sa më shpejt dhe sa më mirë,"-tha kryebashkiaku Ajazi.

39 shtëpi janë shkrumbuar nga zjarri që ka përfshirë që prej ditës së djeshme njësinë administrative Skënderbegas në Gramsh. Banorët janë evakuuar dhe mbrëmjen e kaluan në konviktin e qytetit, që u përshtat për strehimin e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB