Politikë

Zjarret në vend/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë bën me dije lajmin se paketa do të mbulojë dëmet në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. 

zh.ll
Zjarret në vend/ Qeveria, paketë mbështetëse për
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara si pasojë e vatrave masive të zjarrit. Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë bën me dije lajmin se paketa do të mbulojë dëmet në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit. 

“Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë, në komunikimin për mediat lidhur me situatën e zjarreve, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, siguron gatishmërinë gjatë muajit gusht, teksa bën edhe bëri edhe një bilanc. Hoxha njoftoi se këtë vit janë regjistruar 59 vatra të mëdha dhe 961 zjarre të vogla. Bëhet me dije se 21 persona janë arrestuar dhe 120 të tjerë janë proceduar lidhur me zjarrvënien, që në shumicën e rasteve është e qëllimshme, teksa ministri Hoxha kërkoi ashpërsimin e dënimeve për këta të fundit. 

"Shumica e zjarreve janë të qëllimshme. Ky ka qenë ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve. Deri sot, vendi ka pasur 59 zjarre të mëdha, 961 ishin zjarre të vogla, si prsh në banesa ose kullota. Përballë kësaj situate reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Mobilizimi i jashtëzakonshëm ka dhënë rezultate, ne nuk kemi humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike. Por, 2 efektivë janë lënduar, në një akt heroik. Punonjësi i policisë Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë është jashtë rrezikut për jetën, që u plagos, teksa ndërhyri në një zjarr në një banesë. Sa i përket zjarreve, kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ndonjëherë ka zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvenie pa dashje. 120 persona janë proceduar në total për zjarrvenie dhe 21 janë arrestuar. Kjo vepër penale, që lidhet me zjarrvënien e qëllimshme, duhet të ashpërsohet në dënim. Ata që rrezikojnë jetën e natyrën, do mbajnë përgjegjësi. Parashikimet janë që edhe gushti do jetë i vështirë për ne, ndaj përgjegjësia është e madhe.", njoftoi ministri Hoxha./ZËRI

Poll

MOS HUMB