PAMJE NGA NGJARJA
TURQI-Një incident shqetësues tronditi resortin Xoria Deluxe në Antalya, Turqi, ku disa pushues mbetën të bllokuar për disa orë brenda një ashensori. Sipas dëshmive, midis personave të bllokuar ndodhej edhe një familje shqiptare. Njëri prej tyre, në përpjekje për të dalë, thyeu xhamin e ashensorit dhe u dëgjua duke thirrur në italisht: “Chiami la polizia” (“Thirrni policinë”), pasi turistët jetonin prej vitesh në Itali. Turisti që publikoi rastin shpjegoi se qëllimi i tij ishte të paralajmëronte të tjerët kundër reklamave të tepruara turistike, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe menaxhimin e hoteleve në destinacionet turistike të njohura të Turqisë.
View this post on Instagram
Poll