Politikë

Investigimi i 'RAI 3'/ Rama: Jam i trazuar në shpirt, duam të forcojmë aleancën me Italinë

Edi Rama u shpreh se ishte ndjerë i trazuar me atë që e cilësoi si "spektakël gjysmë të vërtetash".

k.m.
Investigimi i 'RAI 3'/ Rama: Jam i trazuar në shpirt, duam
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur për ndjesitë e tij pas investigimit të emisionit "Report" të publikuar pak ditë më parë, ku Shqipëria referohej si një narkoshtet. Në fjalën e tij gjatë një konference me homologen italiane, Giorgia Meloni, Rama u shpreh se ishte ndjerë i trazuar me atë që e cilësoi si "spektakël gjysmë të vërtetash". Megjithatë, shtoi se në këtë aspekt dhe shumë të tjerë, mes Shqipërisë dhe Italisë ka shumë ngjashmëri, duke mos i kursyer edhe batutat.

"Shpesoj që të kuptohet trazimi që kam në shpirtin tim, për shkak se kam jetuar si kryeministër këtë spektakël gjysmash të vërtetash. Nga ana tjetër dua të falenderoj Giorgia-n, me të cilën jemi të lidhur në mënyrë të pashlyeshme për të gjithë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për Shqipërinë në BE. Të jemi të dobishëm, është një gjë që e shohim si bekim, për ne nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike, por me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vllazërie, të gjithë kanë brëë më të mirën për të na ndihmuar. Kjo duhet kuptuar mirë edhe nga shokët e mi të të majtës italiane. Duhet të kuptojnë që tesera e anëtarësimit në një parti nuk kanë të bëjnë. Për ne qeveria italiane është dhe do të jetë një aleancë që ne do e fuqizojmë hap pas hapi. Nëse gabon qeveria italiane, ne marrim pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim. Po të mos e kthejmë në një çështje politike. Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri, e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë të dyja vendet në një dhe të bashkojmë partitë politike dhe gazetarët?,"-tha në fjalën e tij, Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB