
TIRANË- Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës. Në këtë protestë, opozita do të bllokojë 6 segmente kryesore të lëvizjes së mjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00 deri në 20.00. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.
Ndarja e deputetëve në qarqe:
Sheshi Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi.
Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.
Fillimisht në protestë do të mungojnë deputetët: Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi. Kjo pasi do të jenë në Kuvend, për një takim me eurodeputetët në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit. Ndaj edhe do t’i bashkohen një orë më vonë tubimit te ish-sheshi Shqiponja./ZËRI