Politikë

7 deputetë të opozitës dorëzojnë në Kuvend projektligjin për votën e emigrantëve

Përmes një deklaratë LDSHL, kërkon nga deputetët të miratojnë ndryshimet e nevojshme që duhen në Kodin Zgjedhor.

E.K
7 deputetë të opozitës dorëzojnë në Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Shtatë deputetë të opozitës kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për votën e emigrantëve. Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Emilia Koliçi, Agron Duka dhe Dhurata Çupi kanë depozituar draftin në Kuvend. Lajmi është bërë me dije Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Përmes një deklaratë LDSHL, kërkon nga deputetët të miratojnë ndryshimet e nevojshme që duhen në Kodin Zgjedhor.

7 deputetë të opozitës dorëzojnë në Kuvend

DEKLARATA:

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i prezantoi publikut më datë 08.09.2023 draftin e përpiluar nga ajo me ndryshimet e sugjeruara të Kodit Zgjedhor për të përmbushur boshllëkun ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese për Votës së Diasporës.

Pas një periudhe diskutimi me aktorët e përfshirë në proçes, lëvizja e dorëzoi këtë draft më datë 10.10.2023 pranë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe për dijeninë e të gjitha palëve politike duke e protokolluar me Nr. 3060.

Sot Diaspora për Shqipërinë e Lirë e fut këtë draft në proçesin legjislativ! Me mbështetjen e një grupi deputetësh propozues, ajo i propozon Kuvendit të Shqipërisë nisjen e proçedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji.

Deputetët propozues janë:

Fatmir Mediu

Gazment Bardhi

Agron Gjekmarkaj

Agron Duka

Jorida Tabaku

Emilia Koliqi

7. Znj. Dhurata Çupi Tyli.

Duke falenderuar deputetët propozues, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin këtë projektligj të ardhur nga përfaqësues të Diasporës, të mos shikojnë interesat e ngushta politike të momentit, por të bashkohen për ti mundësuar të gjithë Shqiptarëve kudo që janë të drejtën e Votës dhe mundësinë e përfaqësimit politik si dhe atë të ndikimit në qeverisjen e vendit siç ndodh në çdo vend demokratik./ZËRI

Poll

MOS HUMB