Politikë

A do ketë parti të re nëse bashkimi i PD nuk ndodh? Noka: Nuk ka asnjë pengesë

Noka tha se presin që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka.

f.t
A do ketë parti të re nëse bashkimi i PD nuk ndodh? Noka: Nuk ka
FLAMUR NOKA

TIRANË- Flamur Noka thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i bashkuar. Në një konferencë me gazetarët, Noka u pyet në lidhje me një deklaratë të bërë nga Agron Gjekmarkaj, se grupi i Gazment Bardhit do të krijojë parti të re nëse nuk ndodh bashkimi.

Noka u shpreh se është në kontakt të vazhdieshëm me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, rreth përditësimeve më të fundit rreth partisë. Ai shtoi më tej se presin që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka.

“E kuptoj shqetësimin, por po ju them që është një shqetësim që nuk qëndron, grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Ky bashkim është që në shtator, është i gjithi në aksion. Ky aksion as ka ndaluar dhe as nuk do ndalet. Ka vetëm një moment që ne jemi duke konkluduar dhe ky moment është bashkimi tërësor në struktura dhe në ekipin e PD. Nuk ka asnjë pengesë , nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim. Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim.

Në këtë panik për bashkimin Rama mundohet të fusë pirueta duke tentuar të keq komentojë deklaratat e kolegëve. Zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do të ndodhë. Bashkimi do të ndodhë. Unë jam në kontakt të përditshëm më çdo njërin, me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, Gjekmarkaj dhe me të gjithë të tjerët. Nuk ka hije dyshimi për bashkimin. Ne kemi thënë që janari do jetë muaji i bashkimit dhe jemi në përfundim të këtij procesi. Presim që disa kolegë të kthehen nga SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka”, tha Flamur Noka.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB