
TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj është përlotur teksa foli në protestën që po mban Partia Demokratike. Fjalën e tij, aktori Malkaj e nisi me vargjet e para të Naim Frashërit. Më pas, ai përmendi Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe për faktin që kanë depozituar 46 kallëzime, por që deri më taninuk kanë marrë asnjë përgjigje. Aktori tha se Rama duhet larguar nga pushteti, në të kundërt nga vendi do të largohen shqiptarët.
“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr”. Kam një dëshirë të flas për këtë drejtësi, sepse Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kemi bërë 46 kallëzime dhe pse s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ama SPAK punon, sepse kjo drejtësi e re është më e vjetër se e vjetra. Do të tregoj një gjë të vogël, në vitin 2013 kur morën pushtetin këta hajdutët, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para PS dhe fjalia i tij ishte që nga ky moment ‘unë jam shërbëtori juaj’. Mirëpo, pasi kaluan ca muaj, ky kryeshërbëtori fillo të rrahë krye pronaret. Si ka mundësi që edhe shërbëtor të rrahësh pronarin. Ka ardhur koha që ne t’i japim një hu atij që të mos e gjejë më rrugën drejt kryeministrisë, Është ky moment. Jo Rama ik, Ramën do ta heqim,”- tha Malkaj.
Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren./ZËRI