Politikë

Amnistia 'përplas' 2 PD/ Bardhi: I përdorën protestuesit, tani i braktisën. Basha: Sinjal kundër SPAK

Votimi për amnistinë penale ka nxitur sërish debate mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

k.m.
Amnistia 'përplas' 2 PD/ Bardhi: I përdorën
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Amnistia penale ka përplasur sërish 2 palët e Partisë Demokratike. Fillimisht, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, i cili prezantoi amendamentet e tij, deklaroi edhe votën pro të opozitës. Por në fjalën e tij nuk i ka kursyer 'kunjat' ndaj Lulzim Bashës duke i kujtuar protestuesit e burgosur, duke shtuar se ishin përdorur si "mish për top". Përgjigjen e mori nga vetë Basha. Në fjalën e tij në parlament, deklaroi se amnistia penale është një pazar i ndyrë mes qeverisë dhe Rithemelimit. E gjitha për njohjen në Gjykatë si drejtues legjitimë të selisë blu. Ndërsa për maxhorancën tha për qëllim kishin lehtësimin e zyrtarëve të dënuar për korrupsion dhe për t'i dërguar një mesazh Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

DEBATI MES TYRE: 

Gazment Bardhi: Kemi analizuar të gjitha ligjet për dhënie amnistie. Rezulton që amnistia është në fakt një amnisti që përfshin një numër më të ngushtë. Të tjerët kanë hedhur baltë për këtë vendim dhe janë njerëz që janë drejt largimit të politikës. Dëgjova përalla nga më të ndryshmet në mëngjes. Nuk ka pasur asnjë përjashtim, as për vrasësit, krimin e organizuar apo funksionarë të lartë të dënuar për korrupsion. Por në nisje të legjislaturë kanë shpallur dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë, dhe dhënia e këtij mesazhi për SPAK e GJKKO, do duhej ta përcillnim edhe përmes aktit të amnistisë. Dëgjova pse nuk falen protestuesit... në fakt kur i përdor si mish për top dhe më pas i le rrugëve, sigurisht që nuk e di pse janë dënuar dhe pse vuajnë gjatë këtyre viteve në dyert e gjykatave. Numri dërrmues ka qenë në maj-qershor 2019 kur ne nisëm aksion për të ndërprerë zgjedhjet lokale. Ata janë për bllokim të qarkullimit të mjeteve dhe pengim të subjekteve zgjedhore. E bëra këtë sqarim për t’i garantuar secili protestues, dhe të shoqërisë civile që janë përndjekur pse kanë protestuar, se sipas kësaj amnistie dhe propozimit të opozitës, çdo çështje e hapur dhe dënim i dhënë amnistohet sipas neneve të këtij projektligji, ndaj kemi vendosur ta votojmë pro.

Lulzim Basha: Sot është e qartë për këdo që merr mundimin të shohë se çfarë po i vihet përpara të kuptojë 2 fakte; në këtë propozim ka njësërë veprash penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, me korrupsionin e prokurorëve, me korrupsionin në tendera dhe atë zgjedhor, nuk përjashtohen nga përfitimet e kësaj amnistie. Këto nuk janë imagjinatë, janë fakte të publikuara nga PD. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnisti. Nuk i bashkangjiten hallit të atyre që kanë nevojë. Gënjeshtra për protestuesit, është fakti i njohur nga PD dhe jo nga përfituesit në sofrën bujare të qeverisë, tek shumica e protestuesëve ndiqen veprat penale, e cila parashikon dënim mbi 2 vjet. Është jashtë parashikimit të kësaj amnistie. Këto janë faktet. Është e qartë loja që po luhet dhe pazari. Njëra palë ka hallin ti njihet etiketa falso, tjetra ka hallin zyrtarëve të korruptuar që po bien në burg. Po ç'ka të bëjë kjo kur kemi vendosur një kufi? Mesazhi që i dërgohet SPAK është që ju i denoni, ne i lirojmë. Kështu do shpëtojmë edhe peshqit e mëdhenj që përfitojnë me kushtet aktuale. Këto janë faktet. Janë të pakontestuara nga çdo kush me sy në ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB