Politikë

Rama mbledh Asamblenë: Janë shtuar 32 mijë anëtarë, më 20 korrik mbahet Kongresi

f.t
Rama mbledh Asamblenë: Janë shtuar 32 mijë anëtarë,
Edi Rama

TIRANË-Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë së saj Kombëtare me kryeministrin Edi Rama, njëherazi edhe kryetarin e kësaj force politike që ka mbajtur fjalën hapëse. 

Rama: Arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë anëtarësisë aktive, ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS. Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit. Janë 93 mijë anëtarë. 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet për delegatët e kongresit. Shifra më e lartë që kemi pasur. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. 11 mijë e 400 janë të rinj deri në moshën 30 vjeç. Nga i gjithë procesi i zgjedhjeve për kongres janë propozuar 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të kongresit. I njëjti kriter dhe ambicje duhet të karakterizojë edhe zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së re të PS. Përsa u përket këtyre dua të theksoj se janë, 156 anëtarë që do të zgjidhen nga kongresi. Do zgjidhen me votë të fshehtë dhe ambicja e kthyer në kritet është që ¾ e tyre të jenë për herë të parë pjesë e asamblesë. 

Poll

MOS HUMB