Politikë

Arrihet dakordësia PS – PD në Kuvend, BE: Kuvendi funksional lehtëson rrugën drejt anëtarësimit

Me anë të një postimi të bërë në faqen zyrare, edhe BE është shprehur se e mirëpresin lajmin për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

k.m.
Arrihet dakordësia PS – PD në Kuvend, BE: Kuvendi funksional
Foto ilustruese

TIRANË- Pas Ambasadës Amerikane në Shqipëri, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për arritjen e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Me anë të një postimi të bërë në faqen zyrare, edhe BE është shprehur se e mirëpresin lajmin për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Po në të njëjtin postim, BE shkruan se vetëm me normalitet normalizohet rruga drejt Shqipërisë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri: Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Demokratët u ulën sot për herë të parë që nga tetori në Konferencën e Kryetarëve, duke arritur dakordësi me socialistët për ngritjen e dy komisioneve hetimore; atë për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe per koncesionet në shëndetësi. Po ashtu, është rënë dakord për ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, që do të përbëhet nga 4 anëtarë, dy nga secila palë. Pas mbledhjes, Bardhi tha për mediat se Komisionet Hetimore do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe jo ligjin e ri të kaluar nga maxhoranca në Kuvend për komisionet Hetimore. Ky i fundit është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB