Politikë

Bardhi: Kam video kur Basha hyn në garazhin e oligarkut dhe i kërkon falje

Së fundmi Bardhi ka deklaruar se disponon një video ku Basha është takuar në një garazh me një nga aksionerët e kullës “Mali i Tiranës”, në qendër të kryqytetit.

E.K
Bardhi: Kam video kur Basha hyn në garazhin e oligarkut dhe i kërkon
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Përplasja e nisur në seancën plenare të kësaj të enjteje mes deputetit Lulzim Bashës dhe kreut të grupit demokrat Gazment Bardhi ka vijuar dhe jashtë saj. Së fundmi Bardhi ka deklaruar se disponon një video ku Basha është takuar në një garazh me një nga aksionerët e kullës “Mali i Tiranës”, në qendër të kryqytetit.

Në “Frontline”, Bardhi tha se pasi Basha ka bërë denoncimin për kullën në Prokurori është takuar me biznesmenin dhe i ka kërkuar falje.

Gazment Bardhi: Unë nuk kam lidhur aleancë me askënd. Me Edi Ramën s’do jem. Unë jam në aleancë me gjërat që unë besoj me qytetarët e Republikës. Jam në aleancë vetëm me veten tim. Ti po më thua mua aleancën e kullave ia thashë edhe Bashës. Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike. Kur i hyn betejave më mua dua të them se jam  i lirë, nëse dikush shqyen gojën me baltë ndaj meje do të përballet. S’e kam betejë me të, unë shkova të bëj betejë me Ramën. Vjen Lulzim Basha dhe bën betejë me mua. Kam video kur Lulzim Basha hyn në garazhin e një oligarku.

Këto akuza e kishin zanafillën në seancën e sotme plenare ku dy demokratët akuzonin njëri-tjetrin për lidhje me qeverinë dhe pazare korrupsioni. Shkak u bë kërkesa e Lulzim Bashës për Lindita Nikollën, që kjo e fundit të njihte se kryetare grupi, të deleguaren e tij, deputeten Flutura Açka.

Kjo kërkesë e tij “nxehu gjakrat’’ brenda PD-së dhe palët akuzuan njëra-tjetrën. Bardhi deklaroi në seancë se familjarë të ish-kreut të PD, ishin pronarë të dy kateve ën rezidencën “Lion Park”.

Basha mohoi që ai të jetë pronari i ndonjë kati. Ndërkohë në QKB, rezulton se katet janë në pronësi të kunatit të Bashës, Erion Isufi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB