Politikë

Bardhi: Rama kërkoi të takonte në rrugë jo zyrtare Dumanin, kreu i SPAK nuk pranoi

Sipas tij kreu i qeverisë ka kërkuar një takim jozyrtar me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani por kjo është refuzuar nga ky i fundit.

E.K
Bardhi: Rama kërkoi të takonte në rrugë jo zyrtare Dumanin,
Gazment Bardhi, Edi Rama dhe Altin Dumani

TIRANË- “Dumani ka refuzuar të takoj Ramën”, kjo ishte deklarata e bërë mbrëmjen e kësaj të enjte nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Sipas tij kreu i qeverisë ka kërkuar një takim jozyrtar me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani por kjo është refuzuar nga ky i fundit.

I ftuar në ‘Syri Tv”, Bardhi tha se Dumani ka kërkuar nga Rama të dijë arsyen e ftesës dhe në momentin që ka marrë vesh se kryeministri kërkon të mbështesë me një fond SPAK, ka shkuar me një nga aleatët e shërbimeve sekrete.

Gazment Bardhi: Rama ka kërkuar para 1 muaji e gjysëm të takoj kreun e SPAK. Dumani ka refuzuar takimin me kryeministrin. Ka informuar aletatët dhe ka kërkuar shpjegim se përse Rama kërkon ta takoj. Pasi ka marrë vesh se Rama kërkon të mbështesë me një fond, ka shkuar me një nga aleatët e shërbimeve sekrete. Ajo që është e dyshimtë për këtë, është se Rama kërkoi ta takonte në rrugë jozyrtare dhe ai e refuzoi një gjë të tillë. Kjo më bën mua të kem bësim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB