Politikë

Basha iu kërkon ndjesë të përndjekurve politikë: PD ju ka përdorur dhe tradhtuar

Zotohet Basha: Statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me atë të ish-ushtarakut

E.K
Basha iu kërkon ndjesë të përndjekurve politikë: PD ju
Lulzim Basha

TIRANË- Në programin e Partisë Demokratike që është prezantuar sot nga Lulzim Basha, një vend Ii veçantë i është kushtuar dhe statusit të përndjekurve politikë. Kryetari i PD-së zyrtare, tha se do të angazhohet personalisht që statusi i ish-të përndjekurve të jetë i barabartë me atë të ish-ushtarakut.

Gjatë fjalës së tij, Basha pranoi se ish-të përndjekurit janë përdorur dhe tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite nga PD-ja. Ai kërkoi falje në emër të PD-së, pavarësisht emrave që e kanë drejtuar në vite, tha ai.

“Kam një mesazh të veçantë për të përndjekurit politikë. Maji ishte muaji i kujtesës historike, por ata nuk janë thjeshtë një datë në kalendar. Ata janë guri dhe emblema e qëndresës, edhe pse PD i ka përdorur dhe e tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite. Kjo merr fund. Sot pjesë e këtij programi është marrja përsipër e detyrimeve dhe shpërblimeve materiale për të përndjekurit. Më shumë se kaq PD dhe unë personalisht zotohem se akti i parë i qeverisë sonë do të statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me vlerë monetare me atë të ish-ushtarakut”, tha Basha.

Poll

MOS HUMB