Politikë

Basha kundër të gjithëve, krijon "Harkun" me Topin, Preç Zogajn dhe Spartak Ngjelën

Në këtë takim morën pjesë dhe kishin fjalën e tyre edhe ish-presidenti Bamir Topi, analisti Preç Zogaj, avokati Spartak Ngjela, profesor Rexhep Uka si dhe përfaqësues të partive opozitare në vend. Për të shtuar numrin e personave që kryesonin tryezën, mes tyre ishte edhe Enkelejd Alibeaj.

k.m.
Basha kundër të gjithëve, krijon "Harkun" me Topin,
Pamje nga mbledhja

TIRANË- "Harku Opozitar Euro-Atlantik", kjo është 'shpikja' më e re e kryedemokratit Lulzim Basha. Duke qenë se nuk ka marrë deputetë të tjerë pranë vetes, ka zgjedhur që të shtojë numrat e tij në mënyra të tjera. Ndaj edhe dje mblodhi në tryezën e thirrur prej tij, krerë partish të djathta (por jo vetëm), për të treguar aleancën ndaj tij. 

Basha kundër të gjithëve, krijon "Harkun" me Topin,

Në këtë takim morën pjesë dhe kishin fjalën e tyre edhe ish-presidenti Bamir Topi, analisti Preç Zogaj, avokati Spartak Ngjela, profesor Rexhep Uka si dhe përfaqësues të partive opozitare në vend. Për të shtuar numrin e personave që kryesonin tryezën, mes tyre ishte edhe Enkelejd Alibeaj. Gjatë bisedës me ta, Basha e quajti një mision rikthimin sipas tij në shina të demokracisë shqiptare, ndërsa dakordësinë e palëve të tjera politike për rikthimin e normalitetit në Kuvend e quajti pazar njëlloj të dëmshëm si në 2008-n.

Në tryezë Basha ritheksoi edhe një herë domosdoshmërinë e pranimit të kërkesave të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore. Sipas tij listat e hapura, ndryshimi i sistemit dhe vota e emigrantëve do të ndihmonin demokracinë në vend dhe nivelin e përfaqësimit. E gjithë kohës teksa fliste, kishte dakordësinë e të tjerëve në salllë. Por pjesës tjetër të Partisë Demokratike, nuk i bëri përshtypje takimi. Madje Gazment Bardhi, po në një konferencë për mediat disa orë më vonë u shpreh me ironi se në tryezën e Bashës nuk pa hark po vetëm shigjeta.

Basha kundër të gjithëve, krijon "Harkun" me Topin,

"Vetëm hark nuk pashë, pashë vetëm një shigjetë tjetër. Pra, pashë një shigjetë teke dhe disa bishta, nuk kam ndërmend të komentoj, cilido është i lirë të bëjë çdo gjë. E vetmja lutje që kam pasur është që t'i rikthehet opozitës, nuk mund të organizosh protesta kundër opozitës,"- u shpreh Bardhi.

Ndoshta "Harku Opozitar Euro-Atlantik" ka një plan, na mbetet vetëm të presim./ZËRI

Poll

MOS HUMB