Politikë

Basha në Kurbin, e pret babai i Ervis Martinaj. PD: Takon anëtarët e PD

Lulzim Basha është fotografuar me Mustaf Martinaj, babain e Ervis Martinajt, një prej exponentëve të krimit që prej më shumë se 1 viti është zhdukur.

k.m.

Basha në Kurbin, e pret babai i Ervis Martinaj. PD: Takon
Lulzim Basha dhe Mustaf Martinaj

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike (të vulës), Lulzim Basha ka nisur një tur në të gjithë Shqipërinë, sipas tij për t'u njohur me problemet e shqiptarëve. Një nga ndalesat e tij, ishte dhe Kurbini, ku ndau vetë foto në rrjet duke u takuar me qytetarë të ndryshëm që e pritën në banesën e tyre. Por njëri ishte i veçantë, edhe pse i panjohur deri më tani për mediat! Basha është fotografuar me Mustaf Martinaj, babain e Ervis Martinajt, një prej exponentëve të krimit që prej më shumë se 1 viti është zhdukur.

 

Basha në Kurbin, e pret babai i Ervis Martinaj. PD: Takon
Pamje nga takimi i Bashës

Zëri.ai ka kërkuar një sqarim për takimin që zhvilloi Basha, ndaj edhe kontaktuan me zëdhënësen për shtyp, Mirela Karabina.

Në prononcimin e dhënë për "Zëri.ai", ajo u shpreh se kryedemokrati ka nisur turin dhe po takohet me të gjithë anëtarët e PD-së. Pyetjeve të tjera lidhur me historinë e familjes Martinaj, Karabina preferoi që të mos jepte asnjë koment. 

"Nuk kam asnjë koment. Zoti Basha është në takime dhe takon të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike,"-tha zëdhënësja e PD. 

Kush është Ervis Martinaj? 

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë.

Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë gjurmë. Disa ditë më parë për çështjen foli edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Por kërkoi të mos ndante detaje pasi prishej sekreti hetimor.

Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë (emri i saj është i njohur për redaksinë) dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version. Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit, por efektivi deri më tani nuk ka hapur gojë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB