Politikë

"Berisha, legjenda e ballkonit”, Metës i ngel "hatri" me Flamur Nokës: S'më ka ftuar asnjë natë

I pyetur në konferencën e sotme për shtyp, se përse nuk ka shkuar asnjë ditë në mitingun e përnatshëm poshtë shtëpisë së kryedemokratit, Meta ia hodhi "fajin" Flamur Nokës

k.m.
"Berisha, legjenda e ballkonit”, Metës i ngel "hatri"
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se ka hatërmbetje me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. I pyetur në konferencën e sotme për shtyp, se përse nuk ka shkuar asnjë ditë në mitingun e përnatshëm poshtë shtëpisë së kryedemokratit, Meta ia hodhi "fajin" Flamur Nokës. Ky i fundit, pretendoi Meta, nuk e ka ftur asnjë natë, ndërsa për Berishën u shpreh se është kthyer si “legjenda e ballkonit”.

Por edhe pse nukka qenë në protestën që zhvillohet poshtë shtëpisë së Sali Berishës, shtoi se është me të dhe e mbështet me zemër. 

“Sali Berisha është legjenda e ballkonit. Se ai edhe nga ballkoni frymëzon dhe bën hatanë duke bërë denoncime për krimin e korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Por çfarë të bëj unë? Nuk më ka ftuar Flamur Noka, por jam 24 orë në përkrahje, në solidaritet ndaj një akti skandaloz të turpshëm që është ndërmarrë ndaj një politikani, për të cilin secili mund të ketë vërejtët e tij, edhe unë kam pasur mospajtime të thella, por ka luajtur një rol historik për pluralizimin politik në Shqipëri me lidershipin e tij. Ka luajtur një rol historik për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka qenë i pari që e ka artikuluar, por edhe ka punuar, ka luajtur një rol në raportet me SHBA”, tha Meta.

RRËFIMI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB