Politikë

"Bllokohen" emigrantët shqiptarë, pas 30 marsit s'futen në Greqi pa leje qëndrimi

Nga 30 marsi, emigrantët shqiptarë nuk do të lejohen që të hyjnë apo të dalin nga vendi pa leje qëndrimi.

k.m.
"Bllokohen" emigrantët shqiptarë, pas 30 marsit s'futen
Foto ilustruese

TIRANË- Komuniteti Shqiptar në Greqi ka publikuar një vendim që sipas tyre i ndalon emigrantët shqiptarë që të hyjnë në territorin grek. Sipas njoftimit, i bërë në gjuhën greke, nga 30 marsi, emigrantët shqiptarë nuk do të lejohen që të hyjnë apo të dalin nga vendi pa leje qëndrimi. Ndaj edhe para kësaj date emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi ose ndryshe nuk do t'u lejohet që të hyjnë më. Po sipas njoftimit, rregullorja e re është e shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Me vërtetim për leje qëndrimi nuk mdun të udhëtoni më! Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024. Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre. Kështu thotë qarkorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes./ZËRI

Poll

MOS HUMB