
TIRANË- Dashamir Shehi ka kryer aktin e fundit që thekson qëndrimet e tij kundër pjesës tjetër të opozitës. Sot, ai ka vendosur që të largoht nga drejtimi i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”. Ky post tashmë është marrë nga kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, Partia Demokratike i ndau deputetët në 3 grupe parlamentare; atë të PD, atë të PDIU dhe atë të aleatëve. Në këtë të fundit bëjnë pjesë Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia LZHK dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Këto ndarje krijuan grupet parlamentare, pasi për të krijuar një, duhet të mblidheshin të paktën 7 deputetë. Ndaj duke qenë se aleatët ishin vetëm 4, Partia Demokratike u "huazoi" 3 deputetë, Merita Bakiun, Elda Hotin dhe Emilja Koliqin./ZËRI