Politikë

Debatet në Këshill! Bushati-Palokës: S’jemi dele, pse s'më ktheve përgjigje për rendin?

E pakënaqur ka qenë Endira Bushati, e cila u ankua se rendin e ditës së ka zbuluar nga mediat dhe se nuk ka asnjë dijeni se për kë do të votonte.

k.m.
Debatet në Këshill! Bushati-Palokës: S’jemi dele, pse
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen debate nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku edhe u votuan ndryshimet statutore. Por jo pa kundërshtime. E pakënaqur ka qenë Endira Bushati, e cila u ankua se rendin e ditës së ka zbuluar nga mediat dhe se nuk ka asnjë dijeni se për kë do të votonte. Përgjigjien ia ka kthyer kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i cili e sqaroi se ndryshimet që do të votoheshin sot ishin të propozuara nga kryedemokrati Sali Berisha. 

PJESË NGA DEBATET: 

Edi Paloka: Këshilli ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çështja e dytë për të cilën do flasim është hapja e procesit për zgjedhjet në degë.

Endira Bushati: E mësova nga mediat, rendin e ditës. Ju Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të Kryesisë, bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata e partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.

Adriana Kalaja: Me vendim të Kryesisë bëhen ndryshime statutore.

Flamur Noka: Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit (më të hapur dhe më të bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ja kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore./ZËRI

Poll

MOS HUMB