Politikë

DIASPORA/ PD kërkesë KQZ: A kanë mbërritur vota në Shqipëri në rrugë jozyrtare?

PD ka kërkuar informacione nëse ka raste që janë dërguar votat e diasporës, jashtë rrugëve zyrtare dhe jo përmes kompanisë postare të kontratuar nga KQZ.

I.F
DIASPORA/ PD kërkesë KQZ: A kanë mbërritur vota në
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike përmes një kërkese iu është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me procesin e ardhjes së votave të diasporës shqiptare.  

Sipas kërkesës së publikuar nga “Top Channel”, PD ka kërkuar informacione nëse ka raste që janë dërguar votat e diasporës, jashtë rrugëve zyrtare dhe jo përmes kompanisë postare të kontratuar nga KQZ.

DIASPORA/ PD kërkesë KQZ: A kanë mbërritur vota në
Dokumenti

Ky nuk është rasti i parë i denoncuar në lidhje me procesin e shpërndarjes, ku më herët edhe vetë votuesit kanë njoftuar problematikat me të cilat po përballen. Kostoja e paguar nga buxheti i shtetit për shërbimin e postës është 9.2 milion eurpo, pra gati 10 mln euro. Të gjitha këto para janë marrë nga kompania "DHL" për të kryer shërbimin e nevojshëm për të gjithë qytetarët që këto zgjedhjet për herë të parë votojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB