
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me një qytetar, i cili gjatë një takimi akuzoi zyrtarë shtetërorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, se i kishin kërkuar para për ndërtimin e një godine. Në momentin që kryeministri ka kërkuar emrat e personave, ai nuk ka pranuar, edhe pse pranë tyre, ishte dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
BISEDA MES TYRE:
Rama: Kujt ia dhe lekët? Ti gënjeve, unë e di që gënjeve, thuaj e bona për të gjithë shqiptarët.
Qytetari: Është e vërtetë, nuk e bëra për kërkënd, japin edhe sot.
Rama: Lëri këto, konkrete, këto janë llafe, dili për zot nëse je burrë, kam parë shumë si puna jote unë që flasin edhe…
Qytetari: Është zinxhir shumë i madh.
Rama: Lëre zinxhirin.
Ministri Ervin Hoxha: Do m’i japësh emrat apo jo.
Rama: Po ça emrash? Hajde me mua, shkojmë së bashku të denoncojmë njeriun që i ke dhënë lekët. Jo me diskutime koti!
Qytetari: Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë. Të jap votën nëse më bën rrugën!
Rama: Nuk kemi ardhur për vota këtu, por hajde t’i vëmë emër personit që fole aty. Ose gënjeve! Vëri emër!
Qytetari: Nëse unë nuk hyj më në gropa rruge, të jap votën...!
Rama: Do vish me mua... Ta denoncojmë! Do tregosh personin që i ke dhënë lekët! Kjo teoria se dhashë lekë dhe pastaj jo si gjithë të tjerët... Sepse nuk e ke të vërtetë, se gënjeve, për të bërë politikë me mua.
Qytetari: Nuk më intereson fare e majta e djathta, kush më bën punën i jap votën. Është e vërtëtë japin edhe sot lekë.
Rama: Lerë atëherë, por sot, sot, po je burrë hajde me mua! Kam parë shumë si puna jote unë, që flasin dhe pastaj... (bën me shenjë ikjeje) Hajde me mua, të thashë, vëri emër, jo llafe kot./ZËRI