Politikë

Do "DIGJET" Olta Xhaçka? Çuçi bën paralajmërimin: Do e shihni si do vendosim...

Çuçi tha se nëse çdo gjë do të jetë gati, atëherë këtë të enjte Parlamenti do të miratojë ligjin për amnistinë, por më shumë u ndal tek Komisioni i Posaçëm që do të ngrihet për dezinformimin.

k.m.
Do "DIGJET" Olta Xhaçka? Çuçi bën
Bledi Çuçi

TIRANË- Mandati i Olta Xhaçkës do të shqyrtohet shumë shpejt në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë. Lajmin e dha kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi pas mbledhjes së grupit, duke lënë të kuptohet se vota e socialistëve do të jetë "pro" për heqjen e mandatit të deputetes socialiste. Edhe pse paralajmëroi se takimi do të zhvillohet shumë shpejt, sërish nuk përmendi asnjë datë. Ndër të tjera diskutoi edhe për çështje që së fundmi kanë ngjallur interes. Çuçi tha se nëse çdo gjë do të jetë gati, atëherë këtë të enjte Parlamenti do të miratojë ligjin për amnistinë, por më shumë u ndal tek Komisioni i Posaçëm që do të ngrihet për dezinformimin. Sipas tij, do të diskutrohet për më shumë sesa financimet, por shtoi se dezinformimin nga Rusia dhe Kina e kanë si objekt kryesor. 

PJESË NGA BISEDA: 

Çuçi: Amnistia. S’do të tërhiqemi për në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës). Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita). Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota. Komisioni për portalet? Është një komision me rëndësi të veçantë. Kemi rezoluta dhe të vendve të tjera demokratike. Do të jetë një nga komisionet që do të japë rëndësi dhe peshë ndaj Kuvendit.

A do e përdorni këtë mekanizëm për të kontrolluar mediat dhe për të frenuar lirinë e shprehjes?

Çuçi: Jo, nuk është kështu. Thashë veprime të tjera të vendeve jomike. Për informacion, Komisioni do të ketë një veprimtari gjithëpërfshirësë. Duhet që të shikojë veprimtarinë e të gjithë shqiptarëve. Ne prandaj jemi që të miratojmë ligjin. Konkluzionet do i shohim në vijim. Nuk është një gjë që i mjafton Komisioni i Medias, nuk është kaq i parëndësishëm. Dezinformimi është fokusi kryesor, por besoj që do të ketë edhe çështje të tjera. Sinjale kanë pasur të gjithë, unë besoj që ka. Mendoj që edhe ju e keni shprehur shumë herë këtë shqetësim.

2 ditë më parë kreu i grupit të PD, Bardhi tha se ishte PS që zgjodhi të hetonte 2 Komisionet në shëndetësi, cila është e vërteta?

Çuçi: Sot kemi 2 Komisione. Interesi për publikun është që komisionet kur ngrihen, objektet të jenë në përputhje me ligjin dhe GJK. Ndryshime që na u propozuan, e pamë se objektet e tyre plotësonin kushtet ligjore. Prandaj i hapën rrugën këtyre të tjerëve.

Arrestimet në bashki?

Çuçi: Nuk kam asnjë koment, siç nuk kemi pasur asnjë koment për vendimet e GJKKO dhe SPAK. Nuk është pyetje për mua.

Pse nuk zbatoni vendimin e GJK për Olta Xhaçkën?

Çuçi: Lexoni vendimin që ka marrë Këshilli i Legjislacionit, ia ka dërguar Këshillit të Mandateve. 4 muaj ka qenë tym dhe flakë. Tani ka hyrë në normalitet, prisni se do merret vendimi shumë shpejt. Do e shihni si do të votojmë ne kur të mblidhet këshilli. Vota ime do të jetë për t'u mbledhur. Ju lutem prisni.

Në 4 prill është seanca e radhës parlamentare, kur palët pritet të bashkojnë votat për të miraturar amnistinë penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB