
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur pas takimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku u diskutua për mbrojtjen e dy hetuesëve, Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimit. Takimi u zhvillua një ditë pas publikimit të dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani, i cili pretendoi se zbuloi se Laert Haxhiu donte të eliminonte dy prokuroret por edhe avokatin Adriatik Guri (Doga). Prononcimin e tij për mediat, ministri Balla e nisi me një shprehje të urtë, duke e mbyllur me një mesazh për prokurorët: Hetoni krimin!
“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe Garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Do të jemi përsëri këtu brenda një jave për të filluar zbatimin e saj. Të jeni të sigurtë që secila nga institucionet e varsisë do të rrisin masat e sigurisë për të garantuar që këto institucione të bëjnë detyrën e tyre. Kemi thënë që kjo reformë do të shkaktojë dhimbje. Sikurse ka ndodhur edhe në vend të tjera duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Rasti në fjalë është një rast ku me të drejtë ju thoni që duhet të kemi pasur informacion. Ne do të ftojmë edhe drejtuesen e SHISH për të pasur informacion. Në takime do të jetë vetë ministri i Brendshëm në komision. Iu them çdo magjistrati, punoni të qetë dhe të godasim sa më fort krimin!,"-tha Balla në fjalën e tij.
Po në të njëjtin prononcim, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka folur pas mbledhjes me krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend, të cilët u mblodhën krerët e institucioneve më të rëndësishme pas planit të Laert Haxhiut për eliminimin e dy prokuroreve. Balla tha se kuadri ligjor për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve është i plotë, por kanë diskutuar për përmirësimin e VKM-ve.
“Është një bashkëpunim që do vijojë edhe në ardhmen. Gjatë këtij takimi u prek edhe ky moment, prokuroria, ka komisionin e Mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar qoftë fizik, për apo familjarët kanë të drejtë t’i drejtohen komisionit dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtja. Avokati ka të drejtë të kërkojë mbrojtje. Doloreza e ka ndryshe nga KLP, Selimi varet nga KLP. Në momentin që vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojte dhe pastaj mblidhet komisioni. Baza ligjore dhe VK janë të plota për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kodi penal i mbron, por vend për përmirësime dhe ndryshime ka. Një nga bisedat që kemi bërë është mundësia e ndryshimit, pra përmirësimit të VKM,”-tha Balla.
Ish-prokurorja e Lushnjes Merita Selimi dhe ajo e SPAK Doloreza Musabelliu janë marrë nën ruajtje fizike, pasi grupi i Laert Haxhiut planifikonte eliminimin e tyre. Zbulimi është bërë nga i penduari i drejtësisë, Artan (Marjus Tafani), i cili ka treguar se përveç dy prokuroreve, në shënjestër për t'u vrarë ishte dhe avokati Adriatik Guri (Doga). Por ky i fundit deri më tani, ndryshe nga dy prokuroret nuk është marrë në mbrojtje nga Policia dhe as nga Garda, edhe pse Haxhiu bashkë me 2 persona të tjerë i kishin shkuar poshtë shtëpisë për ta vrarë./Zëri.ai