
TIRANË- Në rrëfimin e tij të dytë, ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj, u shpreh se kreu i SPAK flet nëpër koridore se e kam personale me të pasi ka dalë kundër Edi Ramës. Ahmetaj thotë se një përfaqësues i drejtësisë nuk i lejohet kjo gjë dhe i bën thirrje Altin Dumanit që të mos mbajë personale me të. Ish- zëvëndëskryeministri shprehet se Dumani ka synim dënimin dhe rrëfen se për të i kanë shkuar edhe 20 veta kunatës së Eriolës për t'i marrë telefonin e tretë.
Ahmetaj: Dumani thotë e ka personale me mua... Pse? Ne as futboll s'kemi luajtur bashkë, as not s'kemi bërë bashkë? Për çfarë arsye e ka personale. Ç'punë ke ti çfarë bëj unë me kryeministrin? I sugjeroj si...si të dojë ai ta marrë, si qytetar, si i arratisur, një përfaqësues i drejtësisë nuk mund të ketë emocione. Nuk i lejohet. I sugjeroj mos ta mbajë personale me mua. Nuk është drejtësia SPAK-u, duhet të ishin gjykatat. Në intervistën e parë iu kam thënë që është përmbysur sistemi i drejtësisë. E kemi diskutuar herën e parë...Dumani ka thënë tmerrësisht interesante. Ka dy gjëra bashkë. Ka folur për pjesën që merr pafajësinë. Ai ka qëllim dënimin! Nuk është statistika drejtësia. Të shkojë dhe të përmendi emrin tim aty. KLP nuk bëri asnjë koment. Si ka mundësi? KLGJ asnjë koment. Në çfarë vendi normal del e thotë. I foli e vërteta në subkoshiencë. Në rastin tim i kanë shkuar edhe 20 veta kunatës së Eriolës për t'i marrë telefonin e tretë. Nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik. Si ka mundësi që vrapon me të gjitha mënyrat që unë i di pas meje? Si ka mundësi që nuk e merr Tiranën? Për inceneratorin e Tiranës u katandis kokoshi një thelë. Si ka mundësi që u gjetën vetëm 2 mijë euro? Tek Elbasani u angazhua vetëm Dumani. Si mund të bëhet pjesë e dosjes kur është i kontrolluar politikisht? PS e duartrokiti në Kuvend? Për çfarë?/ZËRI