Politikë

“E keni frikë votën e emigrantëve”, debat i ashpër mes Nokës dhe Manjës: Je fosile politike!

Ministri i Drejtësisë i tha Nokës se janë demokratët që nuk e duan votën e diasporës, duke e quajtur këtë të fundit fosile politike.

I.F
“E keni frikë votën e emigrantëve”, debat i
Flamur Noka dhe Ulsi Manja

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se emigrantëve shqiptarë duhet t’i sigurohen kushtet që ata të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por, kjo ngjalli debate me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, pasi Noka tha se socialistët duan që të votojnë vetëm shqiptarët që janë në lista dhe jo emigrantët.

“Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve. Me kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Je shtet, çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Ju keni tartakutin, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë”, tha Noka.

Manja iu përgjigj ashpër fjalës së Nokës, ku tha se sipas Kodit Zgjedhor, emigrantët duhet të jenë të pajisur me dokumen te identifikimi shqiptare. Ministri i Drejtësisë i tha Nokës se janë demokratët që nuk e duan votën e diasporës, duke e quajtur këtë të fundit fosile politike.

“Ne e votuam që shqiptarët në diasporë ta ushtrojnë të drejtën e votës. Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju në vend të votoni ndryshimet, e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti, je një fosile politike”, tha Manja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB