Politikë

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Ambasada Britanike: Mbështetje SPAK, t'i japë fund pandëshkueshmërisë

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka shprehur mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK.

f.t
Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Ambasada Britanike: Mbështetje SPAK,
Altin Dumani dhe Ilir Meta

TIRANË-Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka shprehur mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet e saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët një reagim erdhi edhe nga Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, e cila njoftoi se mbështet prokurorët e SPAK. Në reagim thuhet se SHBA do të qëndrojnë në krah të shumicës së qytetarëve shqiptarë që besojnë te institucionet e reja të drejtësisë.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit. Meta ka akuzuar Dumanin, se po bën gjithçka për të manipuluar dosjen CEZ-DIA. Kreu i PL ka deklaruar se nuk i trembet asgjëje dhe do ta vijojë luftën e tij me SPAK edhe nga burgu. Më herët i ftuar në “Opinion” dhe në deklarata të vazhdueshme, Meta e ka akuzuar Dumanin se është i kapur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. SPAK-un, Meta e ka konsideruar organizatë politike që merret me kryedemokratin Sali Berisha për të shkatërruar opozitën dhe me Ilir Metën për llogari të krimit të organizuar. Po ashtu, Meta e ka akuzuar Dumanin se ka zhvilluar dhe takime me Charles McGonigal./ZËRI

Poll

MOS HUMB