Politikë

Sulmet ndaj SPAK/ Pse reagoni për Metën dhe jo për Ramën? Si përgjigjet ambasadori i BE

Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes së drejtësisë së re

E.K
Sulmet ndaj SPAK/ Pse reagoni për Metën dhe jo për Ramën? Si
Silvio Gonzato

TIRANË-Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato bëri thirrje që Prokuroria e Posaçme të lejohet të bëjë punën e saj, pa ndërhyrje nga politika. Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes së drejtësisë së re.

Pyetje: BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama?

“Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet”, tha Gonzato ne konferencë për median.

Ndërkohë që ambasadori nuk pranoi të komentonte thirrjen në Prokurorinë e Posaçme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sa i takon votës së diasporës, Gonazto tha: “BE nuk ka një standard të caktuar s ai përket të drejtës zgjedhore, Qëndrimi ynë ka qenë konsistent, që parlamenti i Shqipërisë të shohë rekomandimet e OSBE dhe të  ndjekë punën përkatëse në një mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse. Shpresoj që mazhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim. Ka dhe disa vendime të GJK që duhet të trajtohen. Nuk varet nga unë e drejta e diasporës për të votuar, por është e rëndësishme që partitë politike të arrijnë mirëkuptimin”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB