Politikë

“Çfarë kërkoni ju atje”, Rama thirrje të rinjve: Kthehuni në Shqipëri, trokisni në dyert e hoteleve

Rama tha se Shqipëria ka hyrë seriozisht në garë dhe po konkurron denjësisht me vendet, të cilat kanë histori dhe traditë në turizëm

E.K
“Çfarë kërkoni ju atje”, Rama thirrje të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, ku tha se Shqipëria është duke konkuruar denjësisht me vendet e rajonit në këtë sektor. Rama ftoi të gjithë të rinjtë shqiptarë që punojnë jashtë vendit, që të vijnë në Shqipëri dhe të angazhohen në sektorin e turizmit.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’i thënë të rinjve që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmit, ‘çfarë kërkoni atje?’ Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar, ju që punoni jashtë pse e lini këtë boshllëk? Ashtu sikundër i them të tjerëve që historinë e pagave i dëgjojnë nga muhabetet. Provojeni trokisni në dyert e hoteleve dhe provojeni. Mundësia e punësimit në turizëm nuk është asgjë, me atë nesër, pasnesër, me atë se sa shumë investime janë në proces, në Tiranë apo vijën bregdetare.

Të gjitha investimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Vitet në vijim do tregojnë që Shqipëria do ketë kapacitetin të paguajë punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do ketë pagat më të mira në rajon për të kualifikuarit në turizëm.  Vitin tjetër dhe në 2023-ën fuqia turistike do shumëfishohet, kjo është pak po e sigurt”, u shpreh Rama, ndërsa nuk kurseu as batutat.

“Ne jemi një vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. Në 28 miljë kilometra katror ka futur çdo gjë. Dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore. Çdo gjë të mundshme dhe të imagjinueshme për ta pasur në një distancë shumë të shkurtër, Zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë. Nuk e di në çfarë dite dhe çfarë intensiteti pune kishte kur bëri shqiptarët. Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri dhe në një moment stresi bëri shqiptarët. Nga ai moment stresi dolën shqiptarët, të cilët hidhi ku të duash s’ka problem kur janë vetëm. Aq edhe të jashtëzakonshëm për tu ngrënë me njëri-tjetrin kur janë bashkë dhe s’janë vetëm”, tha më tej Rama gjatë fjalës së tij.

Poll

MOS HUMB