Politikë

Finalizohen negociatat PS-PD/ Çuçi: Do krijohet një grup pune për ligjet me 84 vota

Çuçi tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet.

f.t
Finalizohen negociatat PS-PD/ Çuçi: Do krijohet një grup pune
Bledi Çuçi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancës dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Çuçi tha se janë adresuar problematikat për të vijuar me komisionet.

"Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus. Nuk do të ketë të drejtë vetoje. Do presim produktin e komisionit zgjedhor. Janë duke punuar edhe me ODIR nëse ka konsensus do vazhdojmë. Qëndrim të përhershëm nuk ka", tha Çuçi. 

Pyetje-Prisni nga Basha të protestojë në Kuvend?

Çuçi: Kafen se pimë as turke e pimë ekspres.

Çuçi bëri me dije se përveç miratimit të 2 komisioneve hetimore, janë dakordësuar me grupin e Rithemelimit për ngritjen e një grupi pune për ligjet që kërkojnë 84 vota për t’u miratuar.

“Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve të ngrihet një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, u shpreh Çuçi.

Marrëveshja e arritur për ngritjen e komisioneve pritet t’i japë fund kaosit të krijuar nga Rithemelimi prej 5 muajsh./ZËRI

Poll

MOS HUMB