Politikë

Pak paqe brenda Partisë së Lirisë, Meta "fal" Elona Gurin, pranë saj në Durrës

E njohur si një personazh shumë i afërt me Monika Kryemadhin, Guri ka qenë gjithashtu një nga personazhet që është sulmuar prej tij, por duket se diçka ka ndryshuar. 

k.m.
Pak paqe brenda Partisë së Lirisë, Meta "fal" Elona
Ilir Meta dhe Elona Guri

DURRËS- Flamujt e bardhë duket se janë tundur brenda Partisë së Lirisë, ose të paktën kështu duket. Teksa sot po mban një takim me delegatët e Durrësit, në krah, Ilir Meta ka Elona Gurin. Kjo e fundit është një personazhet e sulmuara prej tij gjatë javëve të fundit. E njohur si një personazh shumë i afërt me Monika Kryemadhin, Guri ka qenë gjithashtu një nga personazhet që është sulmuar prej tij, por duket se diçka ka ndryshuar. 

Siç duket edhe nga pamjet e kapura nga ZËRI, Guri është pranë tij, edhe pse nuk ka mbajtur një fjalë në takimin, ku po marrin pjesë edhe gazetarët. 

Pak paqe brenda Partisë së Lirisë, Meta "fal" Elona
Ilir Meta dhe Elona Guri

Ndoshta kanë vendosur paqe, por ndoshta kanë vendosur të shfaqen në krah të njëri-tjetrit, edhe pse mendimet e tyre nuk pajtohen.

Që prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Në krah të këtij të fundit, doli vetë Elona Guri. Por po ashtu, dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi Meta ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete./ZËRI

Poll

MOS HUMB