Politikë

FOTO- Shiu i prish mitingun e përnatshëm Berishës, demokratët ikin...

Teksa Berisha mbante fjalën e përnatëshme, pa asnjë ndryshim në retorikë politike apo në akuza, poshtë demokratët me çadra në duar po e dëgjonin. Por jo të gjithë! 

k.m.
FOTO- Shiu i prish mitingun e përnatshëm Berishës,
Sali Berisha

TIRANË- Një tjetër stuhi ka pushtuar Shqipërinë, por duket se asgjë nuk i ndal nga misioni i tyre politik. Edhe sonte, ashtu si çdo mbrëmje, kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e përnatshëm nga dritarja e banesës së tij. Teksa Berisha mbante fjalën e përnatëshme, pa asnjë ndryshim në retorikë politike apo në akuza, poshtë demokratët me çadra në duar po e dëgjonin. Por jo të gjithë! 

Me shtimin e reshjeve të shiut, siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga vetë Partia Demokratike, disa prej tyre janë larguar nga ajo që tashmë është pagëzuar si "Rrugica e shpresës". Në kushte të tilla atmosferike, ndoshta kanë zgjedhur që fjalimin e përnatshëm të Berishës, ta dëgjojnë nga shtëpia, pa duruar reshjet e shiut.

PAMJET NGA MITINGU: 

FOTO- Shiu i prish mitingun e përnatshëm Berishës,
Pamje nga Rrugica e Salës
FOTO- Shiu i prish mitingun e përnatshëm Berishës,
Pamje nga Rrugica e Salës
FOTO- Shiu i prish mitingun e përnatshëm Berishës,
Pamje nga Rrugica e Salës

Kryedemokrati, që nga dhjetori, ku u vendos në arrest shtëpie, ka dalë çdo natë në dritaren e banesës së tij për të bërë akuza dhe kërkesa ndaj kryeministrit Edi Rama. Por në disa raste të rëndësishme, si përshembull, projekti për Sazanin, ka zgjedhur që të mos e komentojë, duke u përqëndruar vetëm tek përplasja dhe gara me socialistët./ZËRI

Poll

MOS HUMB