Politikë

Fredi Beleri dhe Pirro Dhima zyrtarisht kandidatë për në Parlamentin Europian

Më herët mediat greke raportuan se emri i Belerit ka qenë një “mollë sherri” në partinë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, pasi ky i fundit ka qenë dakort për kandidimin e Belerit ndërsa ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis ka qenë kundër.

E.K
Fredi Beleri dhe Pirro Dhima zyrtarisht kandidatë për në
Fredi Beleri dhe Pirro Dhima

GREQI- Fredi Beleri dhe Pirro Dhima janë zyrtarisht kandidatë të partisë Demokracia e Re për eurodeputetë në Parlamentin Europian, në zgjedhjet që priten të mbahen më 9 qershor. Emrat e tyre u bënë publik në Konventën e partisë. Aktiviteti në Konservatorin e Athinës prezantohet nga Aristotelia Peloni, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Emri I Belerit u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa drejturesit thanë se pavarësisht se Beleri nuk është fizikisht i pranishëm, ky kandidim është një simbolikë. I pranishëm në aktivitet do të jetë dhe Leonard Beleri, vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Më herët mediat greke raportuan se emri i Belerit ka qenë një “mollë sherri” në partinë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, pasi ky i fundit ka qenë dakort për kandidimin e Belerit ndërsa ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis ka qenë kundër.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen çdo pesë vjet me votim universal për të rriturit me më shumë se 400 milionë njerëz me të drejtë vote, ato janë zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë pas zgjedhjeve të Indisë. Deri në vitin 2019, 751 eurodeputetë u zgjodhën në Parlamentin Evropian. Partitë politike evropiane kanë të drejtë të bëjnë fushatë në mbarë BE-në për zgjedhjet evropiane. Ditët e zgjedhjeve janë 4 ditë radhazi. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në 2019 dhe zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen këtë vit.

Gjykata e Posaçme vendosi më 5 mars dënimin me dy vite burg për të. Beleri është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli./ZËRI

Poll

MOS HUMB