Politikë

GJKKO la në fuqi masën për Berishën, Gjokutaj: Shkelje flagrante

k.m
GJKKO la në fuqi masën për Berishën, Gjokutaj: Shkelje
Sali Berisha dhe Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ankimon masën e vendosur nga GJKKO për lënien në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, Gjokutaj akuzoi Gjykatën e Posaçme se po bën shkelje të procedurave. 

"Unë depozitova ankimin ndaj Apelit. Vendimi për seancë e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma, kjo është një shkelje akoma më e madhe flagrante, në përpjekje të gjykatës edhe për të na humbur afatin, pasi sigurisht për masat e sigurimit kanë një praktikë antiligjor që kanë aplikuar dhe kjo praktikë ka hequr mundësinë për të bërë ankim me argumente. Ne e kemi dorëzuar dhe kemi thënë shkakun përse ky ankim është i paplotësuar për pjesën e verifikimit të masës. Të dyja vendimet janë pasojë e mos konsiderimit të provave dhe rrethanave ashtu siç ligji e kërkon. Të dyja vendimet janë nul,"- tha Gjokutaj.

GJKKO la në fuqi masën e sigurisë me detyrim paraqitje, ndaj kryedemokratit Berisha. Gjithashtu Berisha urdhërohet që të mos largohet nga Shqipëria pa autorizimin e gjykatës, si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.

Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje. Ish-kryeministri akuzohet se ndërmori ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në marrjen e pronës që i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën ku më parë ndodhej klubi sportive “Partizani”./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB