
TIRANË- Këtë të hënë parlamenti do të mblidhet në orën 17.00, mbledhje që do t’i kushtohet problemeve të qytetarëve, duke marrë shkas nga takimet që ligjvënësit kanë pasur në zonat e tyre elektorale. Por kjo seancë pritet të jetë e tensionuar për shkak të vendimit që opozita mori dy javë më parë se nuk do të lejojë asnjë mbledhje normale të parlamentit, pa u marrë parasysh kërkesat e tyre për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.
Për me tepër 23 deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar nga parlamenti për 10 ditë do të shkojnë sot në Kuvend pavarësisht se sipas socialistëve masa disiplinore ndaj tyre përfundon të martën.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët që të takohen 30 minuta para seancës për të shkuar së bashku në parlament.
Bardhi ka vënë në dukje se masa disiplinore ndaj tyre nisi në datën 20 dhe përfundon në datën 29 tetor, ndaj opozita ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e parlamentit pasditen e sotme. Nga ana tjetër sipas socialistëve, masa për 23 deputetët e opozitës është në fuqi edhe këtë të hënë. Mazhoranca socialiste i referohet Rregullores së Kuvendit, nenit 121/1 dhe konkretisht fjalisë së dytë të pikës 3 ku thuhet se: “Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj”.
-
Gati plani! Bardhi mesazh deputetëve: Nesër të gjithë në seancë
29 Tetor, 20:58
Në seancën e datës 19 Tetor, e cila zgjati vetëm pak minuta, deputetët e opozitës zaptuan karriget e ministrave dhe nuk lejuan vazhdimin normal të punimeve. Seanca zgjati vetëm 20 minuta, ndërkohë që në sallë u ngujuan për disa orë deputetët e opozitës edhe pse pa energji elektrike.
Kjo është dhe seanca e parë e Kuvendit që zhvillohet pas dhënies së masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, të cilën opozita e ka quajtur antikushtetuese, pasi sipas çështjen Berisha kanë qenë me pikatore, ku kërkohej vetëm respektimi i organeve të drejtësisë. /Zëri.ai