
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur në shkelje Ministrinë e Kulturës. KLSH ka bërë një auditim në këtë Ministri për të verifikuar procedurat e ndjekura për "Parku i artit". Procedura për rregullimin e ambientit rrethues të Ministrisë së Kulturës është hapur fillimisht më 21 qershor 2022, me fond limit 155,008,461 lekë pa TVSH, por kjo procedurë është anuluar për t'u çelur sërish më datë 15.08.2022, e pikërisht që këtu ka nisur shkelja për KLSH. Në audit shkruhet se nuk janë argumentuar kriteret kualifikuese dhe një pjesë e tyre nuk janë në përpjesëtim me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës. Po ashtu, thuhet se midis Ministrisë së Kulturës dhe operatorit ekonomik “G.L.” shpk është lidhur kontrata për punë më datë 14.04.2021 me vlerën e kontratës 356,049 Euro me TVSH. Vetëm 2 ditë para lidhjes së kontatës, operatori ekonomik i është drejtuar mbikëqyrësit duke i kërkuar shtime që kushtojnë 5,493,869 lekë më shumë nga kontrata fillestare. Edhe kjo pikë, sipas KLSH, nuk është e argumentuar dhe nuk është e mbështetur ligjërisht.
“Me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm nr. 1055/1, 1055/2, 1055/3 Prot., datë 01.03.2021, u drejtohet operatorëve G.L, G dhe E.K për të paraqitur ofertat e tyre në lidhje me procedurën me objekt “Rivitalizimin dhe përmirësimin e hapësirës së gjelbër” të territorit të ish – Kinostudios Shqipëria e Re. Referuar rregullores së deleguar të BE- së nr. 1268/2, përcaktohet se për fondet deri 300,000 euro pa TVSH, realizohen me procedurë ftesë për ofertë. KVO ka kryer vlerësimin e ofertave në datë 01.04.2021, ku kanë marrë pjesë 3 operator ekonomik me të dhënat si më poshtë: Kontrata për zhvillimit e procedurës me objekt “Rivitalizimin dhe përmirësimin e hapësirës së gjelbër” të territorit të ish – Kinostudios Shqipëria e Re, është një kontratë sipas modelit Lump Sum. Nga auditimi i dokumentacioneve të vëna në dispozicion të operatorit të shpallur ftues G.L konstatohet: Oferta ekonomike rezulton e pasaktë duke mos vendosur çmimet në të gjitha zërat e preventivit. Rreth 1/3 e zërave të preventivit u mungon oferta e çmimeve përkatëse. Vlera në total e çmimeve të ofertuar në 2/3, rezulton sa vlera e ofertës që është shpallur fitues. Oferta ka rezultuar me gabime dhe të paplotësuara me çmime por nuk është s’kualifikuar nga KVO, për shkak të kontratës çmim total. Nga KVO nuk janë kërkuar sqarime ose argumentime për këtë fakt të cilat më pas kanë sjellë veprime në kundërshtim me kontratën gjatë ekzekutimit të punimeve. Me amendimin nr. 2, nr. 2147 prot., datë 14.04.2022, nga AK dhe OE, është nënshkruar ndryshimi i kontratës duke rishikuar çmimin dhe rritur vlerën e kontratës në shumën 339,608 Euro pa TVSH ose 407,530 Euro me TVSH dhe afati i përfundimit të punimeve është përcaktuar data 31.05.2022. Pra shtesa e vlerës së kontratës është në shumën 42,900 euro pa TVSH (339,608 euro – 296,708 euro) ose 51,480 Euro me TVSH. Por sipas KLSH, amendimi i kontratës është në kundërshtim me Kushtet e Përgjithshme dhe të Veçanta të kontratës së punimeve nr. 1962 prot., datë 14.04.2021 pasi si, konstatohet është tjetërsuar lloji dhe tipi i kontratës, nga Lump-Sum (çelësa në dorë) në kontratë me çmim njësie, duke përfituar operatori ekonomik një vlerë shtesë prej 51,480 Euro me TVSH, të pa ofertuar, argumentuar dhe të pa mbështetur ligjërisht. Ministria e Kulturës, të vlerësojnë e të analizojnë shtesën e kontratës në vlerën 51,480 Euro me TVSH e cila rezulton e pa argumentuar, ku të përcaktohen shkaqet, arsyet dhe përgjegjësitë ligjore e financiare dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës nga
sipërmarrësi i punimeve “G.L.” sh.p.k.,"-rekomandon KLSH.
Gjithashtu, kërkohet që Operatori Ekonomik për realizimin e punimeve të ketë 1 Arkitekt Peizazhi dhe 1 Inxhinier Pyjesh. Por kjo kërkesë nuk është në përputhje me natyrën e kontratës, pasi në hapësirën ku do të zhvillohet projekti nuk është e nevojshme një arkitekt peizazhi dhe as një inxhiner pasi nuk ka asnjë pyll, por thjesht është një hapësirë e gjelbër.
"DST kur kërkohen nga AK që ofertuesit duhet të kenë një arkitekt peizazhi dhe një inxhinier pyjesh, këto kërkesa janë në kundërshtim me pikën 17 të VKM nr. 425 datë 27.05.2020 për shkak se në hapësirën ku do të zhvillohet projekti nuk është e nevojshme një arkitekt peizazhi për shkak se projekti është i realizuar nga projektuesi dhe duhet vetëm të zbatohet nga ofertuesi me anë të inxhinierëve zbatues që ka, ndërsa për sa i përket kërkesës për një inxhinier pyjesh nuk është e nevojshme dhe në përputhje me natyrën e prokurimit, për shkak se në ambientet e jashtme të Ministrisë së Kulturës nuk ka pyll por thjesht një hapësirë e gjelbër. - Përsa i përket pikës 3.7 të DST kjo kërkesë është në kundërshtim me pikën 17 të VKM nr. 425 datë 27.05.2020 për shkak se në hapësirën e gjelbër të Ministrisë së Kulturës nuk ka as pyje e as kullota që ky kriter të ishte i domosdoshëm për realizimin e procedurës së prokurimit."
Në përfundim të auditimit të procedurave të ndjekura, në lidhje projektin “Parku i Artit”, të ushtruar në Ministrinë e Kulturës, në zbatim të autorizimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit me nr. 250/5, datë 09.05.2023, Audituesit e KLSHsë kanë arritur në konkluzionin, si më poshtë:
A1. Projekti i Artit, nuk ka respektuar parashikimet ligjore të rregullave Europiane të PRAG (In line ëith EU public procurement regulations), kontratat për punë publike, duke tjetërsuar llojin e kontratës dhe tipi i kontratës, nga Lump-Sum (çelësa në dorë) në kontratë me çmim njësie, duke realizuar një përfitim shtesë të kontraktorit në vlerën 51,480 Euro me TVSH, të pa argumentuar dhe të pa mbështetur ligjërisht. A2. Në procedurën e prokurimit faza II, nuk është respektuar Ligji nr. 27/2018 "Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë" dhe VKM nr. 425, datë 27.05.2020 "Për procedurat e përzgjedhjes së subjekteve të pajisura me licencë për projektim, zbatim, mbikëqyrje dhe kolaudim në pasuritë kulturore, për kryerjen e investimeve me fonde publike në pasuritë kulturore '', i ndryshuar, duke vendosur kritere kualifikuese jo në përputhje me natyrën, vlerën dhe përmasën e kontratës.
Nga auditimi në dokumentacionit fizik dhe elektronik për procedurën e prokurimit me objekt “Parku i Artit, rivitalizimi dhe rikualifikimi i
territorit të ish Kinostudios "Shqipëria e Re", Tiranë, Faza II”, viti 2022 me fond limit 155,008,461 lekë pa TVSH, konstatohet se në
tenderin e zhvilluar më datë 21.06.2022 (anuluar) dhe në datën 5.08.2022, nuk janë argumentuar kriteret kualifikuese dhe një pjesë e tyre nuk janë në përpjesëtim me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës. - Kriteret Kualifikuese janë në kundërshtim me VKM nr. 425 datë 27.05.2020 “Për procedurat e përzgjedhjes së subjekteve të pajisura me licence për projektim, zbatim, mbikëqyrje dhe kolaudim në pasuritë kulturore, për kryerjen e Investimeve me fonde publike në pasuritë kulturore” pika 17, ku citohet në mënyrë eksplicite “Kriteret duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e procedurës. Në çdo rast, Komisioni duhet të përcaktojë dokumentet konkrete që duhet të paraqesin ofertuesit për përmbushjen e këtyre kritereve. - Në pikën 3.5 të DST kërkohet që Operatori Ekonomik për realizimin e punimeve në objektin e kontratës duhet të ketë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërish drejtues teknik në licencën e shoqërisë), të vërtetuar me listë pagesa, për periudhën 6 (gjashtë) muajt e fundit, konkretisht si më poshtë:
- 1 Arkitekt Peizazhi, Diplomë (Master Profesional), Kontratë Pune, CV, Librezë Pune, 1 Inxhinier Pyjesh, Për të dëshmuar përmbushjen e
kritereve operatori ekonomik duhet të paraqesë: Diploma, Kontrate Pune, CV, Libreze Pune. Në lidhje me pikën 3.5 të DST kur kërkohen nga AK që ofertuesit duhet të kenë një arkitekt peizazhi dhe një inxhinier pyjesh, këto kërkesa janë në kundërshtim me pikën 17 të VKM nr. 425 datë 27.05.2020, pasi në hapësirën ku do të zhvillohet projekti nuk është e nevojshme një arkitekt peizazhi, për shkak se projekti është i realizuar nga projektuesi dhe duhet vetëm të zbatohet nga ofertuesi me anë të inxhinierëve zbatues që ai disponon, ndërsa për sa i përket kërkesës për një inxhinier pyjesh nuk është e nevojshme dhe në përputhje me natyrën e prokurimit, për shkak se në ambientet e jashtme të Ministrisë së Kulturës nuk ka pyll por thjesht një hapësirë e gjelbër. Në pikën 3.7. kërkohet që Operatori ekonomik duhet të paraqesë licencë të vlefshme (Licence, Kodi III.7.A për “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me pyjet dhe/ose kullotat”).Në lidhje me këtë kërkesë, konstatohet se është në kundërshtim me pikën 17 të VKM nr. 425 datë 27.05.2020 për shkak se në hapësirën e gjelbër të Ministrisë së Kulturës nuk ka as pyje e as kullota që ky kriter të ishte i domosdoshëm për realizimin e procedurës së prokurimit.
49.1.Për vlerësimin e kontratave të punës do të zbatohen metodat e mëposhtme: a) Për kontratat me çelësa në dorë, shuma e detyrimit sipas kontratës do të përcaktohet në bazë të ndarjes së çmimit të përgjithshëm të kontratës, ose në bazë të një ndarjeje të shprehur si përqindje e çmimit të kontratës që korrespondon me fazat e përfunduara të punimeve. Kur artikujt shoqërohen me sasi, këto do të jenë sasi fikse për të cilat kontraktori ka paraqitur çmimin e tij të plotë dhe do të paguhen pavarësisht nga sasitë e punës së kryer në të vërtetë. Me amendimin nr. 2, nr. 2147 prot., datë 14.04.2022, nga AK dhe OE, është nënshkruar ndryshimi i kontratës duke rishikuar çmimin dhe rritur vlerën e kontratës në shumën 339,608 Euro pa TVSH ose 407,530 Euro me TVSH dhe afati i përfundimit të punimeve është përcaktuar data 31.05.2022. Pra shtesa e vlerës së kontratës është në shumën 42,900 euro pa TVSH (339,608 euro - 296,708 euro) ose 51,480 Euro me TVSH. Sa më sipër amendimi i kontratës është në kundërshtim me Kushtet e Përgjithshme dhe të Veçanta të kontratës së punimeve nr. 1962 prot., datë 14.04.2021 pasi si, konstatohet është tjetërsuar lloji dhe tipi i kontratës, nga Lump-Sum (çelësa në dorë) në kontratë me çmim njësie, duke përfituar operatori ekonomik një vlerë shtesë prej 51,480 Euro me TVSH, të pa ofertuar, argumentuar dhe të pa mbështetur ligjërisht. 1.1 Rekomandimi: Ministria e Kulturës, të vlerësojnë e të analizojnë shtesën e kontratës në vlerën 51,480 Euro me TVSH e cila rezulton e pa argumentuar, ku të përcaktohen shkaqet, arsyet dhe përgjegjësitë ligjore e financiare dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës nga sipërmarrësi i punimeve “G.L.” sh.p.k./Zëri.ai