Politikë

'Habit' Rama: Kush është Sali Berisha? Se njoh

Sipas tij nuk është i informuar se kush është kreu i Rithemelimit.

E.K
'Habit' Rama: Kush është Sali Berisha? Se njoh
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka habitur këtë të mërkurë teksa deklaroi se nuk e njeh Sali Berishën. Sipas tij nuk është i informuar se kush është kreu i Rithemelimit. I ftuar në “A2”, Rama iu përgjigj i habitur gazetares teksa kjo e fundit e pyeti për Sali Berishën dhe deklaratat e tij për Kongresin e Partisë Socialiste që pritet të mbahet më datë 8 dhjetor.

Pyetje: Sali Berisha ka folur dhe me emra se kë do të hiqni, kë do të vini…?

Edi Rama:Sali Berisha? Kush është ky? Ku punon? Nuk e njoh! Ça është Rithemelimi, se di, nuk jam i informuar.

Ndërkohë kryesocialisti nuk dha detaje se çfarë pritet të ndodhë në Kongresin e PS-së. Ndërsa shtoi se data 8 dhjetor është vetëm simbolike pasi është ditë pushimi dhe Dita e RInisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB