Politikë

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim del në pension, i jep fund karrierës diplomatike

Së fundmi Kim mbante postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

F.I
Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim del në
Yuri Kim

SHBA-Ish-ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Kim e ka dhënë vendimin përmes një ceremonie të mbajtur një ditë më parë, për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së.

Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë, ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare. 

Së fundmi Kim mbante postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH). Ajo shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.

Poll

MOS HUMB