Politikë

Skandali me "Air Albania"/ Meta i bashkohet "hallit" të qytetarëve: Prita në aeroport!

Kjo linjë është bërë problematike pasi, siç shprehet ai në shumicën e rasteve nuk funksionon dhe është hasur me ankesat e qytetarëve në aeroport të cilët kanë pritur me orë të tëra. 

a.l
Skandali me "Air Albania"/ Meta i bashkohet "hallit" të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar "hallit" të qytetarëve që po hasin kohët e fundit në udhëtimet e tyre me linjat ajrore shqiptare. Meta tregoi edhe njëherë eksperiencën e tij me "Air Albania" ku thotë se i është dashur të udhëtojë herët në mëngjes nga Korça për në Stamboll. Kjo linjë është bërë problematike pasi, siç shprehet ai në shumicën e rasteve nuk funksionon dhe është hasur me ankesat e qytetarëve në aeroport të cilët kanë pritur me orë të tëra. 

"Kam udhëtuar nga ora 4 e mëngjesit e direkte në Korçë. Pra nga Stambolli për në Korçë se na la dhe "Air Albania", është problem tjetër ky serioz që e ngrita, sepse "Air Albania" nuk funksionon më shumë sesa funksionon edhe këtë e dinë të gjithë qytetarët që edhe mu ankuan atë ditë edhe shumica e të cilëve fjetën në aeroport edhe pse kishin ardhur nga Amerika, apo Kanadaja. Pra, nuk duhet të jetë mashtrim as "Air Albania" për qytetarët shqiptarë që meritojnë korrektesë dhe jo vuajtje dhe sakrifica", tha Meta. 

Skandali me linjat ajrore

Pak ditë më parë ZËRI solli shqetësimin e qindra qytetarëve që iu ishte shtyrë apo anuluar fluturimi nga Stambolli drejt Tiranës dhe e anasjellta, ndërsa kompania ‘Air Albania’ do të bënte një reagim të shkurtër vetëm gjatë orëve të mbrëmjes. Pa pranuar problemin në mënyrë të përgjithshme, kompania i lidhte vonesat vetëm me sulmin që i kishin bërë shpendët njërit prej avionëve, që më pas do të duhej të riparohej. As "Wizz Air" nuk mbetet mbrapa me skandalet sa i takon shërbimeve ndaj udhëtarëve shqiptarë. Jo më larg se një ditë më parë, 150 pasagjerë që duhet të ktheheshin me kompaninë WIZZ AIR në Tiranë, prej disa orësh u lanë në mëshirë të fatit në aeroportin e Pragës. Qytetarët e kanë ngritur shqetësimin e tyre pranë redaksisë së ZËRIT, ndërsa u ankuan se nuk iu është dhënë asnjë përgjigje nga kompania për vonesën, dhe për kohën e mbërritjes më Tiranë. ZËRI raportoi dhe rastin e këngëtarit Luiz Ejlli, fluturimi i të cilit nga Londra ishte devijuar për në Shkup, për shkak se avioni i WIZZ AIR nuk kishte mundur që të ulej për në Rinas. 

Për t'i shkuar deri në fund problemit që qytetarët kanë hasur, redaksia e ZËRI arriti të kontaktonte me Autoritetin e Aviacionit Civil i cili pranoi Wizz Air është operatori ajror me fluksin më të madh të fluturimeve, por edhe me numrin më të madh të anulimeve të kryera. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, shkaku kryesor i vonesave ndodh për arsye të vonesave nga një fluturim i mëparshëm, efekti domino. Ky efekt, sipas AAC ka dhënë pasoja në numrin më të lartë të vonesave tek ky operator, e vlerësuar me 7928 fluturime të kryera nga kjo kompani për vitin 2023, 34 prej të cilave janë anuluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB