Politikë

KFOR në veri të Kosovës? Berisha komenton kërkesën e Ramës: Djallëzore!

Berisha tha se kërkesa është djallëzore dhe ka për qëllim të ndajë Kosovën. 

f.g
KFOR në veri të Kosovës? Berisha komenton kërkesën e
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi sot që veriu i Kosovës të kontrollohet nga forcat e KFOR. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Berisha tha se kërkesa është djallëzore dhe ka për qëllim të ndajë Kosovën. 

"Edi Rama kërkoi sot fjalë për fjalë siç kërkoi Beogradi dhe mashtroi shqiptarët dhe publikun se gjoja ka kërkuar Prishtina që komunat e veriut të Kosovës të vendoset KFOR-i. Njësitë ushtarake të KFOR-it si njësi të NATO-s, kanë përgjegjësi ndërkombëtare për garantimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së saj.
Qeveria e Kosovës në radhë të parë dhe partnerët ndërkombëtar nuk janë dakord as me padronin e Edi Ramës, Vuçiç dhe argatin e tij në Tiranë. Ata mendojnë dhe besojnë se, përgjegjëse për sigurinë e rendit në të gjithë territorin e Kosovës është Policia. Ajo është linja e parë në garantimin e rendit dhe luftën ndaj kriminalitetit, në të gjithë territorin pa përjashtuar asnjë zonë. Natyrisht në çdo rast ajo bashkëpunon dhe duhet të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in, sa herë që ti paraqitet nevoja. Por kërkesa e Edi Ramës me porosi të Aleksandër Vuçiç që komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore e cila nuk ka qëllim tjetër përveç indirekt për të dalë tek ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Këtë projekt Edi Rama për Komunat e Veriut të Kosovës e mbrojti për vite të tëra me shkëmbim territoresh, por ky projekt ka dështuar, është arkivuar njëherë e mirë. Ndaj dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës që shkon fund e krye në përputhje me kërkesat e Beodradit."-tha Berisha.

Por çfarë propozoi sot Rama? Shefi i qeverisë shqiptare bëri publike 3 propozime për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Rama kërkoi që KFOR të kontrollojë veriun, palët të ulen për një marrëveshje ndërkombëtare dhe që dialogu për Asociacionin të vazhdojë. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB